Berisha pyetet nga Uka pse s’erdhi në debatin e madh: Sepse përfitojke ai që refuzoi pjesëmarrjen (VIDEO)

Berisha pyetet nga Uka pse s’erdhi në debatin e madh: Sepse përfitojke ai që nuk refuzoi pjesëmarrjen (VIDEO)

Të hënën në Rubikon u zhvillua debati i madh për Prishtinën me kandidatët pjesëmarrës, Përparim Rama i LDK-së, Uran Ismaili i PDK-së, Besa Shahini e PSD-së dhe Merkur Beqiri i Aletarnativës.

Pjesëmarrjen e refuzuan fillimisht LVV-ja në emër të kandidatit të saj, Hajrulla Çeko, e po ashtu edhe ai i AAK-së, Bekë Berisha.

Ky i fundit ishte arsyetuar se nuk dëshiron ballafaqim me vetëm Përparim Ramën, pasi ai i konsideron si kandidatët kryesorë të kësaj gare, Ramën dhe Çekon.

Por, Beka u ftua sërish dhe sonte ai u përball me analistët në Rubikon të Klan Kosovës.

Gazetarja e Klan Kosova, Arbreshë Uka, e pyeti pse nuk mori pjesë në debatin e së hënës. Ai tha se nuk deshi që ta sulmojë Ramën si pjesëmarrës në debat, e të kursejë Çekon që kishte refuzuar debatin.

“Ne jemi në një situatë të çuditshme të përçarjeve të mëdha. Duke pasur qejf edhe t’i ruaj kandidatët, unë kam prirje të flas për temat, e jo personalitetet. Por kur flasim për kryetar të Prishtinës, po flasim për një njeri që do t’i menaxhojë rreth 800 milionë euro taksa të qytetarëve. Unë e kam rëntgenin, dhe kur e shoh njeriun që po rren, dhe duke pasur dëshirë në këtë situatë të çoj një mesazh te populli, pak më të butë dhe të mirëkuptimit, atëherë po ndalna”.

Berisha tha se Çeko, edhe sikur të fitojë garën për Prishtinën, do të jetë nënkryetar i dytë i Komunës. Kjo pasi, sipas tij, ai i ka përmbi Albin Kurtin dhe Dejona Mihalin.

“Sa ka kuptim të vijë unë, edhe strategjikisht, unë nuk dua t’i fitoj të gjitha betejat me dikë, dhe të përfitojë dikush. Më duket si keqpërdorim. Kish përfitu ai që nuk kish ardh, ai që është pretendent për kryetar, e në fakt është kandidat për nënkryetar të dytë, edhe sikur të zgjidhet kryetar i komunës – Hajrulla Çeku. Sepse ai është i varur prej Albin Kurti dhe Denjona Mihalit, pastaj ai si kryetar duhet të veprojë kështu. Nuk dua ta lëndoj personalitetin e tij, atë personalisht, por fatkeqësisht këtë situatë e ka Hajrulla Çeku. Kam thënë po (do të vij), sikur të ishin të gjithë. Por unë s’mundem t’i ‘bie hu’ këtij, e fale atë. Këta për mua, pos Hajrullaut që e ka situatën e nënkryetarit të dytë, këta dy nuk dallojnë prej njëri-tjetrit, Urani dhe Përparimi”, u shpreh Berisha në Rubikon.

The post Berisha pyetet nga Uka pse s’erdhi në debatin e madh: Sepse përfitojke ai që refuzoi pjesëmarrjen (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.