Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka zgjedhur një mënyrë kreative për të zhvilluar fushatën e tij zgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit.
Në një video të publikuar, ai shihet brenda një aeroplani, duke u paraqitur si kapiten.
Nga aty, Berisha ironizoi me kundërkandidatët, duke thënë se edhe ai di të bëjë hajgare, por problemet e kryeqytetit nuk zgjidhen me shaka, transmeton Klankosova.tv.
“Po nisemi bashkë prej Bregu të Diellit drejt Fushë Kosovës, ku mbërrijmë s’di. Edhe ne dimë me ba hajgare, por Prishtinës i duhen punë, i duhen rrugë, e këto nuk fluturojnë, veç duhet me i ba bashkë”, tha Berisha.
The post Berisha nga aeroplani: Prishtinës i duhen ujë e rrugë, këto nuk fluturojnë appeared first on Klan Kosova.