Bekë Berisha, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, ka bërë të ditur se sot e ka zhvilluar një takim me kandidatët e konfirmuar të AAK-së për Asamblenë Komunale në kryeqytet.
Në një postim në Facebook, Berisha ka theksuar se janë gati për një Prishtinë më të mirë, dhe se janë gati për punë e bashkëpunim.
“Me plot energji e ide të reja, diskutuam për hapat që na presin dhe për mënyrën si do t’i japim qytetarëve një zë të fuqishëm në këtë fushatë. Jemi gati për punë, për bashkëpunim dhe për një Prishtinë më të mirë për të gjithë!”, u shpreh Berisha. /Klankosova.tv
The post Berisha: Me kandidatët e AAK-së për Kuvendin Komunal në Prishtinë, jemi gati për punë appeared first on Klan Kosova.