E hënë, 12 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeBerisha lë të kuptohet se nuk e pranon rezultatin: Veç ai nalt...

Berisha lë të kuptohet se nuk e pranon rezultatin: Veç ai nalt mund ta ndalojë PD-në për ta mbrojtur votën

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka lënë të kuptohet se nuk do ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Ai ka përmendur disa vendime, me të cilat sipas tij, Edi Rama i bleu zgjedhjet.

Pjesë nga deklarata:

Çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh.

PD-ja ju ka thënë shqiptarëve dhe botës se çfarë është procesi elektoral në Shqipëri. Këtu mos të ketë kush asnjë iluzion se ato konkluzione kanë qenë politike. Jo, ato kanë qenë të bazuara nga forume ndërkombëtare. Le të durojmë për të përfunduar numërimin e votës së fundit, atëherë PD-ja do të bëjë të gjithë vlerësimet e saj. PD-ja të gjithë vlerësimin e saj do ta bëjë, kësaj here, ju që pyesni, e keni shumë të thjeshtë. Mjafton të lexoni kriteret. Nëse mbillen dhjetëra mijëra kanabis për votë, nëse punësohen dhjetëra-mijëra punëtorë për votë, nëse ju patë qendrat e votimit të rrethuara nga patronazhistë në 4 anët, dhe zyret ilegale të Partisë Socialiste pranë qendrave të votimit, ju nëse patë faljen dy netë para të rreth 150 milionë euro gjoba të mbi 170 mijë qytetarëve, atëherë emrin zgjedhjeve ua vini vetë. Nuk jam këtu për këtë sot.

Nuk janë dhënë kurrë 138 licensa për mijëra hektarë kanabis, nuk janë dhënë 100 euro për votë publikisht, nuk duhet që të na pengojnë mjegulla të shohim drurët.

Vetëm ai që është sipër mund të ndalojë Partinë Demokratike pa bërë gjithçka për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Ky komb do të votojë i lirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT