E hënë, 2 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeBerisha kritikon kandidatët humbës: Zgjodhën rrugën e gabuar për rinumërim, ishte vetëm...

Berisha kritikon kandidatët humbës: Zgjodhën rrugën e gabuar për rinumërim, ishte vetëm një keqkuptim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ankesave të katër kandidatëve humbës për zgjedhjet në Tiranë, të cilët kërkuan rinumërimin e votave në mënyrë të pavarur në KAS, pa kaluar përmes strukturave të partisë. Berisha tha se kjo ishte një rrugë e gabuar dhe e cilësoi veprimin e tyre si një “keqkuptim”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Shumë zhurmë për asgjë. Kandidatët e Tiranës u informuan sërish dje që rruga që kanë ndjekur është joligjore. Përfaqësuesit tanë në KAS kanë zbatuar ligjin. Ata nuk mund të votonin për një akt që është hequr me ligj”, deklaroi Berisha në një konferencë për mediat.

Sipas tij, kandidatët Arlind Alimehmeti, Enkelejd Hajdarmataj, Ervin Hoxha dhe Edvin Kucana nuk e kanë ndjekur procedurën e duhur, duke anashkaluar përfaqësuesit ligjorë të PD-së. Ai i ftoi që të dorëzojnë ankesat pranë përfaqësuesve të partisë në KQZ për shqyrtim të mëtejshëm.

Ndërkohë, Berisha u ndal edhe te situata paszgjedhore, duke përmendur një rezolutë të Internacionales Demokrate që sipas tij denoncon presionin mbi median dhe ndalimin e TikTok me motive politike.

“Kontrolli i partisë në pushtet mbi median, censura editoriale dhe ndalimi me motiv politik i platformës TikTok dëmtuan rëndë mundësinë e votuesve për të pasur qasje në informacion të balancuar dhe të larmishëm”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT