Berisha “godet” Ramën: Përparim Rama nuk ka bërë kurgjo hiç (VIDEO)

Berisha “godet” Ramën: Përparim Rama nuk ka bërë kurgjo hiç (VIDEO)

Bekë Berisha, kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kritikuar punën që ka bërë për katër vjet me radhë kryetari i tanishëm i Prishtinës, Përparim Rama, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai ka thënë se Rama nuk ka bërë asgjë për katër vjet në drejtimin e kryeqytetit.

“Erdhi nga Oxfordi, erdhi nga atje, edhe nuk ka bërë asgjë. Sikurse rasti i Shpend Ahmetit, por ky i fundit është shumë i sofistikuar, do të thotë se ky nuk ka bërë bash asgjë”.

“Kinse nuk di shqip sepse është në Angli, por në Angli mund të shkojë çdo kush edhe të vijë dhe të mos bëjë asgjë për vendin e vet. Ky është rasti më i keq se çfarë mundet të krijojë një PR i mirë edhe një kryetar jo funskional”, ka thënë Berisha.

Berisha tha se për Prishtinën do të dalin me një projekt shumë praktik për t’i zgjidhura disa probleme pasi sipas tij, për një kohë të gjatë Prishtina nuk ka ndryshuar kurrgjë. /Klankosova.tv

The post Berisha “godet” Ramën: Përparim Rama nuk ka bërë kurgjo hiç (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.