Berisha: Gjykata Kushtetuese si chat GPT, asnjëherë s’po e çon deri në fund (VIDEO)

Berisha: Gjykata Kushtetuese si chat GPT, asnjëherë s’po e çon deri në fund (VIDEO)

Lidhur me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha në “Rubikon” në Klan Kosova tha se po funksionon sikurse aplikacioni i inteligjencës artificiale, Chat GPT.

“Ne po e jetojmë disa situate të çuditshme me mos konstituimin e kuvendit dhe me këtë çoroditje qe na ka ndodhë me një lloj përçarje, me etiketime dhe kundërshtime që nuk shpjegohen. Edhe Gjykata Kushtetuese po funksionojke si Chat GPT po të tregojke deri dikun po kurrë nuk po e jep përgjigjen se çka me bo më tutje”, tha Berisha.

Berisha ndër tjerash shtoi se e gjithë situata politike e krijuar thotë se beson që përfundimisht Kosova do të shkojë në zgjedhje.

Nidqeni videon për më shumë detaje:

The post Berisha: Gjykata Kushtetuese si chat GPT, asnjëherë s’po e çon deri në fund (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.