E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/beogradi-pretendon-se-kosova-ka-debuar-edhe-nje-polic-serb/Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb - Klan...

https://klankosova.tv/beogradi-pretendon-se-kosova-ka-debuar-edhe-nje-polic-serb/Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb – Klan Kosova

(Radio Evropa e Lirë) Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi se autoritetet e Kosovës e kanë dëbuar edhe një tjetër pjesëtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i cili jetonte në Kosovë, përkatësisht në Shtërpcë – komunë me shumicë serbe në jug të Ibrit.

Sipas njoftimit të kësaj zyreje, ky pjesëtar i MPB-së serbe po kthehej në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, kur u ndalua në pikën kufitare në Han të Elezit, u dëbua gjatë natës nga Kosova dhe aktualisht ndodhet në Serbi.

“Po vazhdon politika e ndjekjes së policëve serbë nga territori i Kosovës, të cilëve në këtë mënyrë po u shkelen të drejtat themelore të njeriut, të garantuara nga shumë konventa ndërkombëtare, ndërkohë që nuk kanë asnjë mbrojtje nga misionet ndërkombëtare, të cilat do të duhej t’u garantonin respektimin e të drejtave serbëve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Polici i dëbuar, sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, punonte në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Banjën e Nishit, aty ku ndodhet edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, e cila është zhvendosur nga Kosova nga ana e Serbisë.

Sipas të dhënave të Zyrës për Kosovën, ky është polici i njëmbëdhjetë serb që është dëbuar nga Kosova. Megjithatë, autoritetet kosovare nuk kanë bërë të ditur se sa pjesëtarë të MPB-së serbe janë dëbuar deri më tani. Policia e Kosovës është deklaruar vetëm për rastin e parë më 15 qershor, kur është konfirmuar se një polici serb i ishte hequr shtetësia e Kosovës, me arsyetimin se kishte rrezikuar sigurinë kombëtare.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte njoftuar më herët se vendimin për heqjen e shtetësisë e kishte marrë në bazë të Ligjit për shtetësinë, akteve nënligjore dhe rekomandimeve të institucioneve përkatëse.

The post Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT