Akuza nga Kremlini kundër Bashkimit Evropian (BE), por pa asnjë provë.
Ky është thelbi i mesazhit të shërbimeve sekrete ruse, të cilat i akuzojnë BE-në dhe vendet e saj anëtare se qëndrojnë prapa protestave antiqeveritare në Serbi.
Teksa më 1 nëntor shënohet përvjetori i vdekjes së 16 njerëzve në aksidentin që nxiti protestat masive, Kremlini i përshkruan si “trushpëlarë” mijëra qytetarë që kërkojnë llogaridhënie nga pushteti.
Në një njoftim të Shërbimit të Jashtëm Informativ të Rusisë (SVR) më 15 shtator, thuhet “veprimtaria subversive” e Brukselit është hedhur në veprim.
Studentët që kanë bllokuar fakultetet dhe që udhëheqin protestat, përshkruhen si “të rinj të radikalizuar” që po kalojnë nga protestat paqësore drejt metodave “revolucionare” të përleshjes dhe dhunës.
“Sfondi i liberalizmit evropian synon ta sjellë në pushtet në vendin më të madh të Ballkanit një udhëheqje të bindur dhe besnike ndaj Brukselit”, thuhet në deklaratën e SVR-së.
Ivana Strander, bashkëpunëtore e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, vlerëson se Kremlini vazhdon ta mbështesë regjimin e presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili vazhdimisht refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës që nga viti 2022.
“Presidenti rus Vladimir Putin po e shfrytëzon Ballkanin për të anashkaluar sanksionet dhe për të financuar makinerinë e luftës. Po ashtu, Putinit i përshtatet kaosi në Ballkan dhe Vuçiç e ndihmon në këtë drejtim”, tha ajo.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!