Karim Benzema e ka shpjeguar vendimin e tij për t’u transferuar në Arabinë Saudite, duke theksuar se nuk dëshironte kurrë të luante kundër Real Madridit, ekipit që e konsideron si shtëpinë e tij.
Ai shtoi se dëshironte të largohej nga klubi në kulmin e karrierës së tij, pas një periudhe të jashtëzakonshme suksesi.
Benzema tani luan për Al-Ittihad, duke vazhduar të shkëlqejë në futbollin ndërkombëtar.
âVendimi im për të shkuar në Arabinë Saudite? Nuk doja kurrë që të luaja kundër Real Madridit në jetën timeâ, ka thënë Benzema.
âDoja ta lija Real Madridin në majëâ.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>