Sipas burimeve të mediumit francez, sulmuesi nuk ka marrë deri më tani asnjë ofertë konkrete nga drejtuesit e klubit saudit për të zgjatur qëndrimin e tij në Jeddah.
Kontrata aktuale e Benzemas skadon në verën e vitit 2026, dhe mungesa e lëvizjeve nga klubi ka nxitur spekulime të forta mbi të ardhmen e tij.
Kjo situatë ka rihapur diskutimet për një rikthim të mundshëm në futbollin evropian, veçanërisht pasi vetë lojtari nuk e ka mbyllur derën për një rikthim në kontinent.
37-vjeçari është lidhur kohët e fundit me një rikthim të mundshëm te Olympique Lyonnais, klubi ku u formua dhe ku shpërtheu si talent përpara se të nisej drejt Real Madrid.
Edhe pse asgjë nuk është konkrete, rikthimi te Lyon shihet si një skenar që vetë Benzema nuk do ta refuzonte, sidomos nëse situata e tij në Arabinë Saudite mbetet e paqartë.
Megjithatë, pavarësisht zërave për të ardhmen, kampioni i Francës vazhdon të tregojë ndikim të madh në fushë.
Ai ka qenë një burim kyç i golave për Al-Ittihad këtë sezon, duke shënuar 12 gola në 11 paraqitje, statistikë që tregon se forma e tij mbetet në nivele të larta.
Në pritje të lëvizjeve nga klubi ose vetë lojtari, e ardhmja e Benzemas mbetet një prej çështjeve më të ndjekura në tregun e futbollit. /Telegrafi/


