Benzema drejt rikthimit shokues në Evropë, gjiganti turk e ka atë objektiv kryesor për janar

Benzema drejt rikthimit shokues në Evropë, gjiganti turk e ka atë objektiv kryesor për janar

Karim Benzema mund të rikthehet në Europë në mënyrë surprizuese, pasi gjigantët turq të Fenerbahçes e kanë bërë sulmuesin ish-Real Madrid synimin kryesor për merkaton e janarit.

Pas një fillimi të ngadaltë të sezonit dhe mungesës së golave, klubi i Stambollit raportohet se është gati të bëjë lëvizje për fituesin e Topit të Artë 2022, i cili vazhdon të jetë nën kontratë me Al-Ittihad deri në vitin 2026.


Sipas mediumit turk Fotomac, Fenerbahce po përgatitet të bëjë një lëvizje të guximshme për sulmuesin e Al-Ittihad, Benzema, në përpjekje për të zgjidhur problemet në fazën e sulmit.

Presidenti i klubit, Sadettin Saran, është takuar me trajnerin Domenico Tedesco për të diskutuar mungesën e golave, ku italiani ka theksuar domosdoshmërinë e nënshkrimit me një sulmues të dëshmuar.

Bordi ka identifikuar tashmë Benzeman si objektivin kryesor për afatin kalimtar të janarit.

Karim Benzema

Francezi, i cili la Real Madridin në 2023 për një transferim në Al-Ittihad, mbetet një nga futbollistët më të dekoruar në botë.

Fituesi i Topit të Artë 2022 ka në koleksion 36 trofe, përfshirë pesë tituj në Ligën e Kampionëve, dhe vazhdon të jetë shumë i admiruar në të gjithë Europën.

Pavarësisht se fiton 50 milionë euro në vit në Arabinë Saudite, raportet tregojnë se Benzema është i etur të përfundojë karrierën e tij përsëri në Europë.

Për të bërë vend për Benzeman, Fenerbahce mund të largojë sulmuesin Jhon Duran, i cili nuk ka arritur të shkëlqejë dhe ka qëndruar jashtë formacionit që nga gushti.

Nëse përfaqësuesit e Benzemas përgjigjen pozitivisht, negociatat mund të përshpejtohen, përndryshe, klubi do të kthehet tek sulmuesit e tjerë në listën e tyre./Telegrafi/