Bashkëshorti i Selena Gomez, producenti muzikor dhe kompozitori Benny Blanco, postoi një pjesë nga dasma e tyre dhe theksoi sa krenar është që e ka atë si gruan e tij.
“U martova me një princeshë të vërtetë të Disneyt”, shkroi ai në mbishkrimin e postimit.
Postimi mori më shumë se katër milionë pëlqime në Instagram në më pak se 24 orë.
Foto: Instagram
Ata u martuan në një ceremoni private me miqtë dhe familjen në pronën e tyre në Santa Barbara.
Midis të ftuarve ishin shumë personazhe të famshëm, përfshirë Taylor Swift, Martin Short, Steve Martin, Paris Hilton, David Henrie dhe Ed Sheeran.
Çifti u takua kur Selena ishte adoleshente. Gjashtë vjet më parë ata bashkëpunuan në këngën “I Can’t Get Enough”.
Në gusht të vitit 2023, punuan në këngën e saj “Single Soon” dhe në dhjetor të të njëjtit vit u konfirmua se ishin në një lidhje.
U fejuan në fund të vitit të kaluar. Ajo ndau një foto në rrjetet sociale ku tregonte unazën e fejesës dhe shkruante: “Përgjithmonë fillon tani”.
Benny nga ana tjetër ka folur për planet e tij për të ardhmen këtë qershor.
“I dua fëmijët, më pëlqen të jem xhaxha. Megjithatë, me vullnetin e Zotit, dua të jem baba. Ëndërroj dhe lutem për këtë çdo ditë”, tha ai në një intervistë me revistën InStyle. /Telegrafi/