Benjamin Netanyahu: Jepini Donald Trump-it çmimin Nobel për Paqen, e meriton

news image

Llogaria zyrtare në X e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shpërndarë një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale ku ai shfaqet duke i dhënë presidentit amerikan Donald Trump, çmimin Nobel për Paqen.

Trump ka qenë në një fushatë të hapur dhe aspak të fshehur, për të fituar këtë çmim prej vitesh, që nga mandati i tij i parë si president, kur deklaroi se “shumë njerëz” mendonin se ai e meritonte.

Ky postim nga llogaria e kryeministrit izraelit, erdhi pikërisht sot pas njoftimit se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të një plani armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-të.

Pas miratimit të fazës së parë të planit të paqes të propozuar nga Trump midis Izraelit dhe Hamasit, njerëz që festonin në rrugët e Tel Avivit nisën të bëjnë thirrje që presidenti amerikan të marrë këtë çmim prestigjioz.

Fituesi i këtij viti pritet të shpallet nesër, dhe Trump së bashku me administratën e tij e kanë bërë të qartë se besojnë që presidenti amerikan e meriton këtë çmim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/