Rafa Benítez , ish-menaxheri i Liverpool dhe Real Madrid, mes shumë skuadrave të tjera, ka dhënë një intervistë për mediat aziatike. Ai ka paralajmëruar rikthimin e shpejt në futboll.
“Kam marrë oferta nga klube në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite. Mund të kthehem në stërvitje së shpejti, ndoshta edhe në Kinë,” tha ai.
Trajneri spanjoll ka thënë se renovimi i kontratës së Salah është një lajm i madh për Liverpoolin.
“Rinovimi i kontratës së Salah është 100% i rëndësishëm sepse ai është një figurë e madhe dhe e jashtëzakonshme në futbollin botëror. Vitet e fundit, ai vazhdimisht ka demonstruar cilësinë e tij dhe ka ruajtur nivelin e tij , diçka që shumë lojtarë nuk arrijnë ta arrijnë. Të gjithë në Liverpool janë të kënaqur me praninë e tij të vazhdueshme në ekip. Mendoj se Salah e meriton të fitojë Topin e Artë” tha Benitez./Indeksonline/