Benfica kundërshtar i “pa”dëshiruar për Monacon

Benfica kundërshtar i "pa"dëshiruar për Monacon

Nuk e ka mundur asnjëherë!

Madje humbje pësoi edhe në ballafaqimin e fundit që Monaco e pati ndaj Benficas në nëntor të muajit të kaluar, ku portugezët triumfuan 2-3 në Francë.

Sa herë që shorti i ka takuar në kompeticionet evropiane, francezët në pesë përballje nuk kanë arritur të marrin maksimumin e pikëve ndaj këtij ekipi, pos dy herë që i kanë  ndarë pikët, raporton Klankosova.tv.

Madje për Monacon, Portugalia nuk është kujtim i mirë fare, pasi Porto e mundi 3-0 në finalen e vitit 2004.

Me rezultat të njejtë e kishte deklasuar edhe në vitin 2017, gjatë grupeve në UCL.

Ndeshja e parë e këtij edicioni do të zhvillohet më 11 shkurt, kurse ajo e kthimit, pas një jave.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>