E hënë, 3 Mars, 2025
spot_img
HomeLajme“Bën veprime si përndjekës”/ Përplasje e fortë mes G-Banit dhe Danjës: Kam...

“Bën veprime si përndjekës”/ Përplasje e fortë mes G-Banit dhe Danjës: Kam pëlqim, nuk jam agresiv

Danja dhe G-Bani janë sqaruar sot pas përplasjeve të shumta mes tyre, dhe e gjitha nisi pasi ai i shprehu pëlqimin banores.

Kjo e fundit u shpreh se ka parë veprime jo të hijshme nga ana e G-Banit, ndërsa këngëtari u shpreh se nuk ka qëllim të keq ndaj saj por pëlqim.

Madje veprimet që Danja i cilësoi si përndjekje, G-Bani tha se janë për përkujdesje.

Pjesë nga diskutimi

Danja: Mendova se do kthehej ndryshe. Ka qenë i egër dhe ka përdorur fjalë që nuk besoj se më takojnë. Ka bërë disa veprime që më duken veprime përndjekësish. Unë në gjumë, kam veshur disa pizhame të shkurtra, në mëngjes më vjen dhe më thotë ‘mos e hap jorganin natën’. Sot në prova u shpërfytyrua. Këtu është bërë e zakonit të të vinë në fytyrë, sot ishte agresiv.

Ledion: Ti beson se G-Bani ka një simpati a fiksim për ty apo është mënyra e tij për të qenë në qendër të vëmendjes duke qenë se ti e  njeh prej kohësh.

Danja: Deri dy ditë pasi erdhi kam menduar hajde se bën lojën e vet. Kur zihemi ai ul tonet, Nuk kam më çfarë t’i them. I kam thënë mu zhduk. Ai po prap afrohet, më përmend pse qesh në shtëpi. Unë ngre duart në këtë situatë, i them ik nuk ikën. Unë ik dhe largohu ia kam thënë gjithmonë. Dua ta di nga ti G-Bani, për çfarë arsye më fut në shtëpi, është një fiksim i yti apo…

G-Bani: Si urdhëro. E përmend emrin tënd kur figura jote baltoset nga dikush.

Danja: Më shumë e baltos ti

G-Bani: Unë kam pëlqim. Dua të përgënjeshtroj Danjën, nuk i kam shkuar afër në mënyrë agresive. Dy veprimet që sipas Danjës jam përndjekës është për derën e banjës. Kam marr një çarçaf dhe ja kam hedh sipër. Se kam parë video të atashuara me këngë banale me Danjën dhe këtë nuk e duroj dot. Danja në sytë e mi është shumë e pastër nuk e lejoj të përdoret në montazhe për të përmbushur

Danja: Ça flet

G-Bani: E kam parë. Për këto dy pika, sa i përket kësaj pyetjes që iu bë Danjës pse nuk ja pret. Pres një mijë të zeza sot por që të shkaktoj njeriut të cilit pëlqej një gjyq publik për fajin tim këtë jo nuk e prisja por më lëndon e trishton. Nuk kam frikë nga karakteri i Danjës, për asnjë moment nuk më ka bërë buzëqeshje joshëse. I vetmi mëkat është që nuk sillet egër me mua. Më dhemb të më tallë Danja. I kam dhënë provat që e ndaj lojën nga simpatia.

/GazetaSinjali/

The post “Bën veprime si përndjekës”/ Përplasje e fortë mes G-Banit dhe Danjës: Kam pëlqim, nuk jam agresiv appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498