Ish-çifti Ben Affleck dhe Jennifer Lopez po përpiqen ende të shesin rezidencën e tyre luksoze në Beverly Hills, dhe këtë herë me një çmim dukshëm më të ulët.
Prona që blenë së bashku tani është në treg për 45 milionë euro, që është 14 milionë euro më pak se çmimi fillestar i kërkuar.
Dyshja e nxorën rezidencën në shitje për herë të parë në korrik 2024, me një çmim fillestar prej 58 milionë eurosh.
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez Foto: EPA-EFE
Përpara kësaj, ata u përpoqën ta shisnin përmes kanaleve private, pa njoftim publik, por pa sukses.
Sipas informacioneve pranë çiftit, Ben ishte i motivuar për të shitur pronën dhe këmbënguli në uljen e çmimit, ndërsa Jennifer ishte më e prirur të mbante shifrën origjinale.
Prona, e cila përfshin 12 dhoma gjumi dhe deri në 24 banjo, u ble në maj 2023 për 52 milionë eurosh.
Mirëmbajtja e një prone kaq luksoze padyshim që mbart kosto të larta, të cilat mund të jenë një nga arsyet pse ata duan ta përshpejtojnë shitjen.
Shtëpia e Ben dhe Jennifer
Pas disa përpjekjeve, duket se Ben dhe Jen më në fund janë gati t’i thonë lamtumirë shtëpisë së tyre të përbashkët, dhe një ulje e madhe çmimi mund t’i ndihmojë ata të gjejnë më në fund një blerës. /Telegrafi/