E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeBellaqa: Sa herë që rritet çmimi i rrymës, rritet edhe çmimi i...

Bellaqa: Sa herë që rritet çmimi i rrymës, rritet edhe çmimi i produkteve bazë (VIDEO)

Njohësi i fushës së ekonomisë, Jakup Bellaqa i ftuar në “Edicionin Special”, tha se rritja e çmimit të rrymës elektrike është e papërballueshme për ekonomitë familjare.

Sipas tij, kjo e bën jetën e qytetarëve më të vështirë dhe të papërballueshme, shkruan Klankosova.tv.

“Është e papërballueshme për ekonomitë familjarë për të gjithë qytetarët dhe për të gjithë bizneset. Në momentin kur ka ngritje të energjisë elektrike dhe të gjitha produktet elementare bazike, do të rriten të gjitha çmimet. Ne jemi dëshmitarë që inflacioni është duke u rritur në anën tjetër edhe çmimet”, tha ai.

Bellaqa tha se ZRre duhet të veprojë sipas kostos direkte dhe jo të jenë mbi tregun.

“ZRRE t’i shqyrtojë dhe të veprojë ashtu sipas kostos direkte dhe çmimet të jenë sipas rajonit dhe jo të jenë mbi tregun. Kërkesa për 35 përqind është shumë me krahasu me inflacionin e lartë”, tha Bellaqa.

 

The post Bellaqa: Sa herë që rritet çmimi i rrymës, rritet edhe çmimi i produkteve bazë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498