Futbollisti i Fushë Kosovës, Belgin Jashari ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë, për shkak të sulmit që u bë ndaj tij.
Jashari u rrëfye në një intervistë për “Nacionalen”, ku tregoi se ishte sulmuar nga një tifoz veç pse i përketë komunitetit ashkali, shkruan Indeksonline

Kjo histori ka prekur të gjithë, dhe tashmë Jashari po merr mbështetje të madhe nga të gjithë.
Së fundmi ai pranoi një palë atlete të reja “NIKE”, në mënyrë që ta vazhdojë ëndrrën e tij për futbollin./Indeksonline/
