E diel, 27 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeBelgin Jashari mbështetet pas sulmit të dhunshëmSinjali

Belgin Jashari mbështetet pas sulmit të dhunshëmSinjali

Dhunimi dhe diskriminimi racor ndaj të rinjve vazhdon të jetë një plagë e rëndë në shoqërinë tonë, ku përkatësia etnike shpesh shndërrohet në arsye për akte të turpshme dhune. Një rast i tillë alarmues ka ndodhur së fundmi në Obiliq, ku një adoleshent 15-vjeçar nga komuniteti ashkali u bë viktimë e një sulmi fizik në një ndeshje futbolli, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për Belgin Jasharin, futbollistin e grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosova, i cili më 21 prill, gjatë ndeshjes kundër ShF Arsenalit, u sulmua brutalisht në fushën sportive.

Sinjali raportoi ekskluzivisht identitetin e të dyshuarit për këtë sulm që ka tronditur opinionin publik dhe sportdashësit në gjithë vendin. I dyshuari është Januz Faniqi, rreth 46-vjeçar, i cili, pa asnjë arsye të justifikueshme, e sulmoi fizikisht të miturin para shumë dëshmitarëve.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të incidentit po vazhdojnë.

Ky akt i rëndë ka ngjallur reagime të ashpra në publik dhe në nivel institucional. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një reagimi në ‘Facebook’, e dënoi fuqishëm këtë akt, duke e quajtur atë të papranueshëm dhe të patolerueshëm në shoqërinë tonë.

Sporti, urë që lidh njerëzit, jo mur që i ndan! Dhuna dhe diskriminimi në sport janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj vlerave tona më të shtrenjta: respektit, barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Dënoj ashpër dhunën fizike dhe verbale ndaj futbollistit të ri, Belgin Jashari. Ky është akt i papranueshëm dhe i patolerueshëm në shoqërinë tonë“, ka shkruar Osmani.

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, theksoi se “reagimet mbështetëse nuk mjaftojnë”, duke kërkuar veprime konkrete për të luftuar racizmin në Kosovë.

Ai kërkoi që organet kompetente të merren seriozisht me rastin dhe të sigurojnë drejtësi për Belgin Jasharin.

Aktori i njohur, Fatmir Spahiu, gjithashtu iu bashkua valës së solidaritetit me Jasharin, duke bërë thirrje për një reflektim të thellë shoqëror.

Një popull viktimë e racizmit, i cili ekzistimin e ka paguar me gjak, nuk duhet të japë asnjë shenjë diskriminuese ndaj dikujt që i takon një komuniteti a rase tjetër. Sidomos në sport, ku qëllimi është gara dhe loja. Si do të silleshim me Ronaldinhon, nëse do të jetonte në Kosovë? Le të jetë ky rast motiv për Belgin Jasharin, që ta përfaqësojë Kosovën me dinjitet në të ardhmen!“, shkroi Spahiu.

Lidhur me rastin, pati reagime të shumta.

VIDEO (Momenti i sulmit):

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT