E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizBekim Jashari e tregon momentin kur e mori lajmin për rënien heroike...

Bekim Jashari e tregon momentin kur e mori lajmin për rënien heroike të familjarëve të tij

Bekim Jashari, djali i Hamzës, ka thënë se se më 8 mars të vitit 1998 e kishte kuptuar se familja e tij ishte rënë në Prekaz, pas një qendrese heroike.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kishte thirrur për të uruar 8 marsin tek familjaret e tija, por e kuptoi rënien e familjes.

“Thirrja telefonike që nuk u realizua kurrë. Tre ditë radhazi, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, u munduam shumë që të lidhemi me familjen tonë në Prekaz. Telefoni nuk u hap asnjëherë. Heshtja ishte e rëndë, por askush prej nesh nuk mundi ta imagjinonte atë që po ndodhte në të vërtetë”.

“Më 8 mars, në vend që të dërgonim urimet tona për nënën Zahide, nënën Feride, Adilen, Zarifën dhe vajzat e familjes sonë, morëm lajmin që na theu shpirtin por na e rriti krenarinë, rënien e tyre heroike”

“Ato nuk ishin thjesht nënat, gratë dhe motrat e familjes sonë. Ato ishin shtylla që e mbanin shtëpinë të fortë, edukonin fëmijët me dashurinë për atdheun dhe qëndronin gjithmonë krah për krah me babën Shaban, balin Adem dhe babushin Hamzën”, ka thënë Jashari.

Ndër tjera, ai ua uroi të gjitha grave 8 Marsin. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT