Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Bekë Berisha, ka ironizuar me disa premtime që po bëhen në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit.
Berisha ka publikuar një video ku premton me humor linjën e re të aeroplanëve që lidh lagjen Bregu i Diellit me Fushë Kosovën.
“Linja e re e aeroplanëve: Bregu i Diellit – Fushë Kosovë! Rezervo biletën tënde me zbritje,” thuhet në postimin e tij.
Më tej, ai shton se edhe ai di të bëjë humor, por Prishtinës i duhen ujë, rrugë dhe zhvillim, dhe se këto duhet të realizohen së bashku. /Telegrafi/