Të premten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë deputet dhe njëherësh kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës si dhe për plan programin e tij për qeverisjen e kësaj komune.
Gjithashtu, me Berishën do të flasim edhe për krizën në skenën politike, si dhe për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Pse ia mësy Bekë Berisha garës për të parin e kryeqytetit?
Cilat janë projektet e para që ai do t’i shtyj nëse e merr mandatin?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post Beka në garën për të parin e kryeqytetit – Bekë Berisha sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.