Kameramani i Klan Kosovës, Agon Bejtullahu, ka ndarë detaje nga hyrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të vendit, ku po zhvillohen kërkimet për trupin e pajetë të mërgimtarit 33-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit.
Bejtullahu ka treguar për edicionin informativ se kishte marrë informacion pas mesnate se FSK do të nisej në drejtim të liqenit që në orët e para të mëngjesit.
“Rreth orës 4 të mëngjesit kam marrë informacionin dhe menjëherë jam nisur drejt vendngjarjes. Në përcjellje të KFOR-it, njësitë e FSK-së u nisën për në Liqenin e Ujmanit. Kanë qenë dy vetura me ushtarë të Lituanisë, një veturë me ushtarë amerikanë dhe, natyrisht, edhe përcjellja nga veturat e Policisë së Kosovës”, ka treguar ai.
Kjo është dita e tretë e kërkimeve, ndërsa prania e FSK-së në zonë vjen pas lejes së dhënë nga KFOR-i për ndërhyrje në këtë pjesë të veriut të vendit.
The post Bejtullahu ndan detaje nga ndërhyrja e FSK-së në veri për gjetjen e 33-vjeçarit që dyshohet se u mbyt në Ujman appeared first on Klan Kosova.