Behrami: Pas 5 vitesh në pushtet, Kurti e VV-ja mund të organizojnë dasma në institucionet e okupuara

Behrami: Pas 5 vitesh në pushtet, Kurti e VV-ja mund të organizojnë dasma në institucionet e okupuara

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Albin Kurti dhe partia e tij kanë ardhur në pushtet me gënjeshtra se miqtë janë për dasma.

Behrami u shpreh se Kurti dikur thoshte se miqtë janë për dasma, ndërsa pas 5 viteve në pushtet, VV-ja dhe Kurti “lirisht mund të organizojnë dasma në institucionet e okupuara të Kosovës”.

“Ato sallat që dikur kanë qenë të dedikuara për shumë diplomatë botërorë, sot mund t’i shndërrojnë në salla dasmash pasi militantët e VV-së në këto pesë vite, shumica nga rrugët, kanë ardhur në institucionet e Kosovës dhe punësimi i fundit është i drejtorit të ATK-së”.

“Që nga dita e parë e Kurtit si kryeministër, ai ka filluar me procesin e që ai e ka quajtur të çkapjes, ndërsa çka po shohim pas pesë vitesh është një proces i okupimit”, tha Behrami në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se Kurti i ka “okupuar institucionet” duke mos sjellë vetëm njerëz dhe militantë të partisë, por sipas tij, ka sjellë edhe një mendësi krejt të re “që padyshim është kundër shtetit të Kosovës.

The post Behrami: Pas 5 vitesh në pushtet, Kurti e VV-ja mund të organizojnë dasma në institucionet e okupuara appeared first on Klan Kosova.