E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeBehrami: Krerët e UÇK-së janë braktisur nga shteti – mocioni dëshmoi që...

Behrami: Krerët e UÇK-së janë braktisur nga shteti – mocioni dëshmoi që Specialja është makinë e kurdisur

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka folur pas rrëzimit të mocionit të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë.

Behrami tha se krerët e UÇK-së kanë qenë të braktisur nga institucionet e Kosovës, por sipas tij, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të mbështetur nga qytetarët e vendit.

“Ka një diskrepancë shumë të madhe mes vullnetit të qytetarëve për t’i ndihmuar ata dhe qeverisë që i ka braktisur në mënyrë sistematike krerët e UÇK-së duke i ndalur fondet për të pasur avokatë edhe më shumë dhe një përfaqësim më kualitativ ligjor”.

“Mocioni pa dyshim që është i pritshëm për dikë që si unë që e ka përcjellur procesin gjyqësor kundër krerëve të UCK-së që nga fillimi. Meqë deri sot, mbrojtja nuk e ka fituar asnjë mocion, pra kemi të bëjmë me një gjykatë që e ka vetëm një uniformë dhe pjesë e kësaj uniforme është edhe paneli gjyqësor, edhe prokuroria edhe avokati i viktimave”.

“Sot, me këtë mocion u dëshmua edhe një herë që Gjykata Speciale është një makinë e fatit, e kurdisur që të fiton gjithmonë Prokuroria dhe asnjëherë mbrojtja”, tha Behrami në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se dita e sotme është ditë e reflektimit për të shikuar se çfarë ka bërë secili për krerët e UÇK-së, për ta mbrojtur Kosovën nga rishikimi i historisë dhe çfarë ka bërë shteti i Kosovës.

“Kjo duhet të shërbejë si një ditë e këndelljes kolektive edhe të institucioneve të Kosovës edhe qytetarëve të vendit sepse pas kësaj dite nuk ka asnjë dilemë që beteja në Hagë nuk është më vetëm juridike, sepse është dëshmuar se përmes përfaqësuesve më të mirë ligjorë që ka Kosova dhe krerët e UÇK-së, nuk po arrijnë të fitojnë asnjë betejë”, tha ai.

The post Behrami: Krerët e UÇK-së janë braktisur nga shteti – mocioni dëshmoi që Specialja është makinë e kurdisur appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT