Një zjarr ka përfshirë një banesë këtë të shtunë në qytetin e Shkodrës. Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen “Partizani”.
Sipas njoftimit të policisë, zjarri dyshohet se ka qenë aksidental. Si pasojë e zjarrit, banesa është djegur plotësisht. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz vetëm dëme të shumta materiale.
“Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër. Informacion paraprak/Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen Partizani, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit Q. M., 67 vjeç.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale, pa dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


