E enjte, 8 Maj, 2025
spot_img
HomeSportBëhet ”llug” tabela e Superligës për një vend që dërgon në Evropë...

Bëhet ”llug” tabela e Superligës për një vend që dërgon në Evropë dhe lufta për mbijetesë – Indeksonline.net

17:24 / E Enjte, 08 Maj 2025 / Gj. Sh

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 33-të në Superligën e futbollit të Kosovës.

Të dy ndeshjet e sotme, Ballkani – Drita dhe Llapi – Ferizaji, përfunduan me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.

Drita e ka siguruar javën e kaluar titullin e Kampionit, pasi ka 70 pikë, 12 më shumë se Bllkani që renditet e dyta.

Por në tre xhirot e ardhshme interesant do të jetë gara për vendin e tretë, i cili dergon në garat evropiane.

Malisheva dhe Ferizaji renditetn në vendin e tretë dhe katërt, me nga 49 pikë, derisa Gjilani është në vendin e pestë, me 46 pikë.

Garë e nxehtë vazhdon të jetë në luftën për mbijetesë, ku Prishtina, Dukagjini, Llapi do të vazhdojnë të jenë të rrezikuara, së bashku me Suharekën.

Ndërkohë skuadra e Feronikelit ’74 tashmë edhe matematikisht është përshendetur nga elita e futbollit kosovar dhe sezonin e ardhshëm do të garoj në Ligën e Parë./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT