E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeBeH duhet sa më parë të rafitikojë marrëveshjen për letërnjoftimet me Kosovën

BeH duhet sa më parë të rafitikojë marrëveshjen për letërnjoftimet me Kosovën

Takimet zyrtare në Sarajevë, kryeministri Albin Kurti i vazhdoi me zëvendëspresidentin e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, gjeneralin Refik Lendo, me të cilin diskutuan rreth marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe rreth mundësive për shtim dhe thellim të bashkëpunimit, transmeton KosovaPost.

Në njoftimin e lëshuar për media nga Kryeministria, thuhet se Kurti e falënderoi Lendon për mikpritjen e institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë.

“Kurti e njoftoi atë për përgatitjet që institucionet e Republikës së Kosovës po bëjnë për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Procesit të Berlinit për lëvizje me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës në drejtim të Kosovës, duke filluar nga 1 janari 2025. Ai theksoi rëndësinë që edhe Bosnja dhe Hercegovina të ratifikojë sa më parë këtë marrëveshje ashtu që të filloj zbatimi i saj nga të dy palët”.

“Zëvendëspresidenti Lendo falënderoi kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për vendimin në lidhje me lëvizjen e lirë me letërnjoftime dhe shprehu shpresën që edhe vendi i tij të zbatojë masë reciproke për qytetarët e Kosovës në një të ardhme të afërt”, thuhet në njoftim.

Përgjatë bisedës, u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërinstitucional në arritjen e objektivave të përbashkëta sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, dhe për instrumente dhe platforma të përbashkëta që do të mundësonin rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe sigurisë.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT