Gëzimit të madh pas fitores historike të Kosovës ndaj Suedisë iu bashkua edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj uroi ekipin dardan, duke theksuar se lojtarët e Kosovës i bënë të gjithë krenarë, raporton Klankosova.tv.
“Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë! Djemtë tanë na bëjnë krenarë. Përpara shqipe!”, ka shkruar presidenti shqiptar.
Kosova mbrëmë triumfoi ndaj Suedisë me rezultat 1:0, falë golit të shënuar nga Fisnik Asllani.
The post Begaj, uron Kosovën pas fitores ndaj Suedisë: Djemtë tanë na bëjnë krenarë appeared first on Klan Kosova.