Begaj takon Trumpin, thotë se lidhja shqiptaro-amerikane është e pathyeshme

Begaj takon Trumpin, thotë se lidhja shqiptaro-amerikane është e pathyeshme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Begaj ka shpërndarë fotografinë me Trumpin, ku edhe ka shkruar se miqësia shqiptare-amerikane është lidhje e pathyeshme, transmeton Telegrafi.


“Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, ka pohuar ai.

Begaj në SHBA ka zhvilluar disa takime të rëndësishme. /Telegrafi/