Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur sot në takimin kryeministrin Edi Rama, një ditë pasi u prezantua kabineti qeveritar.
Rama mori dekretin nga presidenti Begaj për qeverinë e re, ndërsa kryesocialisti do të çojë në Kuvend për votim emrat e propozuar për formimin e kabinetit.
Pas propozimit të Kryeministrit, Presidenti do të nxjerrë dekretet individuale për secilin nga ministrat, raporton tch.
Më pas, pas seancës se votëbesimit në Parlament, në ditët e ardhshme do të zhvillohet ceremonia e betimit të qeverisë.