E premte, 24 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeBegaj përforcon qëndrimin e tij për mbështetje të pakushtëzuar ndaj Kosovës

Begaj përforcon qëndrimin e tij për mbështetje të pakushtëzuar ndaj Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në pritjen e përvitshme me Trupin Diplomatik, përcolli sot mesazhe për avancimin e integrimit në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin në rajon dhe me partnerët ndërkombëtarë, si dhe forcimin e strukturës Euroatlantike, duke theksuar njëkohësisht përkushtimin në përmbushjen e objektivave kombëtare përmes strategjive të qarta, drejtësisë, dialogut politik dhe gjithëpërfshirjes.

Shqipëria, në vlerësimin e presidentit, e ka konsoliduar edhe më tej rolin e partnerit të besueshëm ndërkombëtar dhe atë proaktiv në skenën rajonale, duke dëshmuar mbështetjen më të lartë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, përcjell A2, transmeton Klankosova.tv.

“Hapja e negociatave është dëshmi jo vetëm e vlerësimit për reformat që Shqipëria ka ndërmarrë, por edhe tregues i vendosmërisë dhe përkushtimit tonë për të avancuar në këtë proces transformues drejt përkatësisë sonë evropiane. Udhëtimi ynë drejt Evropës së bashkuar nuk është vetëm ambicie politike, por lidhet pazgjidhshmërisht me vlera të shtrenjta për ne, siç janë: demokracia, të drejtat e njeriut dhe kohezioni social”, u shpreh Begaj.

Kreu i shtetit konfirmoi angazhimin për kryerjen e reformave të thella, të cilat mbeten prioriteti kryesor për të ardhmen e vendit dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian, të cilin e konsideroi si projekt madhor të paqes, mirëqenies dhe zhvillimit

“Shqiptarët janë të bindur se demokracia, integrimi dhe shteti i së drejtës nuk dhurohen, por janë procese thelbësore që kërkojnë bashkëpjesëmarrje, bashkëveprim dhe strategji të qarta për rezultate të prekshme”.

Për sa i përket faktorit shqiptar dhe rajonit,  Begaj theksoi në fjalën e tij para Trupit Diplomatik se “Shqiptarët në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbi dhe kudo në Diasporë mbeten në vëmendjen tonë për ruajtjen dhe fuqizimin e identitetit kombëtar dhe garantimin e të drejtave të tyre”.

Ndërsa përforcoi qëndrimin për mbështetje të pakushtëzuar ndaj Kosovës, presidenti Begaj apeloi për thellimin e bashkëpunimit rajonal duke garantuar mbrojtjen e përkatësisë evropiane dhe avancimin e kursit Euroatlantik nga Shqipëria dhe faktori shqiptar.

“Forcimi i Aleancës Euroatlantike duhet të jetë prioritet. Një NATO e fortë dhe e përbashkuar do të kontribuojë në përballjen e çdo sfide”, u shpreh Begaj duke iu referuar sfidave globale, ndërsa vuri në dukje faktin se Shqipëria ka luajtur një rol aktiv dhe të qëndrueshëm në organizatat ndërkombëtare, e udhëhequr nga besimi dhe përkushtimi në vlerat e përbashkëta demokratike.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498