E enjte, 1 Maj, 2025
spot_img
HomeSportBefason Juventusi, ia vazhdon kontratën sulmuesit i cili nuk ka luajtur asnjë...

Befason Juventusi, ia vazhdon kontratën sulmuesit i cili nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon – Indeksonline.net

18:56 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / Gj. Sh

Skuadra e Juventusit ka bërë një befasi.

Bardhezinjët sot kanë zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Arkadiusz Milik, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi polak do të jetë pjesë e ”Zonjës së vjetër” deri më 30 qershor 2027.

31-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon, për shkak të dëmtimeve dhe rinovimi i kontratës ishte disi i papritur.

Milik është pjesë e Juventusit nga viti 2022, ndërsa numëron 75 ndeshje të luajtura, ku ka arritur të shënojë 17 gola.

Sipas kontratës së re, sulmuesi polak do të përfitojë një pagë prej 3.5 milionë euro në dy vite./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT