Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mbrëmë në “Rubikon” ka deklaruar se ka pasur politikanë në Kosovë që kanë dashur ta ndalojnë shpalljen e Pavarësisë së vendit.
Sipas tij, në atë kohë ka pasur liderë që kanë kërkuar që raporti për shpalljen e pavarësisë të mos dalë pozitiv, transmeton Klankosova.tv.
“Edhe atëherë ka pasur liderë që i kanë thënë [personit që ka pasur ta shkruaj raportin], mos e qit pozitiv se nuk bën me u shpall Pavarësia, sot janë në pushtet. Të pastër e keni. Ka pasur politikanë në Kosovë që kanë biseduar me ambasadorin dhe i kanë thënë mos gabo me qit raportin pozitiv, sa të jenë këta hajna në pushtet”, u shpreh Gjini në Klan Kosova.


