Në prezantimin e vizionit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është shfaqur interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve.
Në këtë tubim, po marrin pjesë qindra njerëz, struktura të partisë e simpatizantë të PDK-së, transmeton Klankosova.tv.
Derisa tubimi nisi me himnin kombëtar, pritet edhe zyrtarizimi i Bedri Hamzës si kandidat për kryeministër të Kosovës.


