Bebe Rexha shpërthen në emocione teksa po shikonte fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë

Bebe Rexha shpërthen në emocione teksa po shikonte fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë

Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka shpërthyer në emocion pas fitores historike të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultatin 1-0 në Leskovac.

Në një postim emocionues në “Instagram Story”, artistja ka ndarë një video nga momentet e fundit të ndeshjes, ku shihet ekrani që tregon rezultatin 0-1 në favor të kuqezinjve.


Teksa emocionet janë në kulm, Bebe dëgjohet duke thënë: “O Zot, s’mund të duroj më, çfarë po ndodh!”

Bebe Rexha/InstaStory

Pas përfundimit të ndeshjes, ajo shpërthen në brohoritje bashkë me personat që ndodheshin pranë saj, duke festuar me entuziazëm fitoren e madhe të Shqipërisë.

Në mbishkrimin e videos, këngëtarja ka shkruar “Yesssssssssss”, shoqëruar me flamurin shqiptar dhe duke përmendur llogarinë zyrtare të Kombëtares në Instagram, @albania_national_team.

Ky reagim i sinqertë dhe plot energji i Bebe Rexhës është pritur me shumë dashuri nga fansat shqiptarë, të cilët e kanë vlerësuar si një shembull krenarie kombëtare dhe mbështetjeje të zjarrtë për skuadrën kuqezi.

Fitore që bashkon shqiptarët kudo në botë, në fushë, në stadium, apo para ekranit dhe që dëshmon se emocioni kuqezi nuk njeh kufij. /Telegrafi/