Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të thellë emocional për babanë e saj, i cili ka ndërruar jetë shumë vite më parë.
Në një postim në InstaStory, këngëtarja rikthehet tek kujtimet dhe ëndrrat që e lidhin me të, duke treguar se humbja e tij ende ndjehet, por dashuria për të mbetet e pafund.
“Në ëndrrat e mia, ai kurrë nuk iku. Ai na pret në shtëpi, duke buzëqeshur, sikur vitet që na ndanë nuk kanë ndodhur kurrë”, shkruan Beatrix.
Foto: Instagram
Ajo vazhdon të përshkruajë momentet që rikrijohen në ëndrrat e saj: “Unë e përqafoj, qesh me të, bëj foto me të… dhe në atë vend të përkohshëm, dashuria është e pafund, dhe humbja nuk mund të na prekë”.
Përmes këtij mesazhi, këngëtarja tregon se ëndrrat janë një mënyrë për të ndjerë përsëri praninë e të atit, edhe nëse vetëm për një moment.
“Ëndrrat të sjellin përsëri tek unë, edhe vetëm për një rrahje zemre. Faleminderit për këtë dhuratë. Më mungon më shumë se ç’mund ta them”.
Postimi është një kujtesë e fuqishme e lidhjes së pafund mes fëmijëve dhe prindërve, edhe kur jeta i ndan ata fizikisht. /Telegrafi/