E shtunë, 24 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeBE përgatit paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

BE përgatit paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian po përgatit paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke synuar goditje të reja ekonomike me përmasa të gjera. Sipas burimeve të cituara nga Bloomberg, masat përfshijnë përjashtimin e mbi 20 bankave ruse nga sistemi SWIFT, ndalimin zyrtar të gazsjellësit Nord Stream dhe uljen e kufirit të çmimit për naftën ruse nga 60 në 45 dollarë për fuçi, shkruan Gazeta Sinjali.

Komisioni Evropian është në konsultime me shtetet anëtare për të përcaktuar përmbajtjen dhe kohën e zbatimit të sanksioneve. Masa të reja pritet të vendosen edhe ndaj flotës “hije” ruse dhe kompanive që ndihmojnë ushtrinë me teknologji dhe logjistikë.

Paketa parashikon gjithashtu ndalime financiare për rreth 20 banka të tjera dhe kufizime tregtare në vlerë rreth 2.5 miliardë euro. Ndërkohë, SHBA dhe Britania i kanë bërë thirrje vendeve të G7-ës që të mbështesin uljen e çmimit të naftës ruse për të rritur presionin ndaj Kremlinit.

Në listën e zezë të sanksioneve janë shtuar 45 kompani dhe individë që ndihmojnë ushtrinë ruse, si dhe 31 subjekte të tjera që kanë ndihmuar në anashkalimin e kufizimeve përmes vendeve të treta si Turqia, Serbia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT