E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/be-per-debimin-e-policeve-serbe-nga-kosova-kjo-duhej-te-ishte-masa-e-fundit/BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte...

https://klankosova.tv/be-per-debimin-e-policeve-serbe-nga-kosova-kjo-duhej-te-ishte-masa-e-fundit/BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit – Klan Kosova

(Radio Evropa e Lirë) Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se masat si heqja e shtetësisë apo dëbimi, në rastin e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë që jetojnë në Kosovë, është dashur të jenë masat e fundit dhe të ndërmerren vetëm pas një procesi ligjor.

Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së tha gjithashtu se masat për heqje të shtetësisë apo dëbimit duhet të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në veçanti me kërkesën që është në nenin 8, i cili kërkon një vlerësim individual të bazuar në dëshmi, i cili balancon sigurinë kombëtare me jetën private dhe familjare të personit.

“Po i ndjekim me kujdes arrestimet dhe dëbimet. I kemi kërkuar autoriteteve të Kosovës të sigurojnë një proces të drejtë, të respektojnë standardet e të drejtave themelore dhe të garantojnë mjete juridike për personat e prekur”, u tha në përgjigjen e dërguar nga BE-ja.

Autoritetet e Kosovës, që nga 15 qershori, kanë dëbuar pesë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët jetonin në Kosovë, me arsyetimin se “përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, më herët ka bërë të ditur se vendimin për heqjen e shtetësisë e ka marrë mbi bazën e Ligjit për shtetësinë, akteve nënligjore dhe rekomandimeve të institucioneve përkatëse.

The post BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT