E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeBE: Nuk është marrë asnjë përgjigje nga Serbia për sulmin në Ibër-Lepenc

BE: Nuk është marrë asnjë përgjigje nga Serbia për sulmin në Ibër-Lepenc

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se deri më tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga autoritetet serbe lidhur me kërkesën e Kosovës për bashkëpunim në hetimin e sulmit terrorist të ndodhur më 29 nëntor 2024 në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc.

BE-ja ka thënë se i ka transmetuar autoriteteve të Serbisë kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për të bashkëpunuar për hetimin e këtij sulmi, por deri tash s’kam marrë përgjigje.

“BE-ja po i ndjek nga afër zhvillimet dhe është e gatshme të lehtësojë bashkëpunimin mes të dyja palëve. Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën në janar ndërmjetësoi transmetimin e një kërkese për ndihmë të ndërsjellë juridike nga Prokuroria Speciale e Kosovës tek autoritetet e Serbisë, lidhur me sulmin në kanalin Ibër-Lepenc. Deri më tani nuk është marrë asnjë përgjigje për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen zëdhënësit të BE-së për KOHËN.

Më herët, Prokuroria Speciale ka thënë se Serbia nuk po tregon vullnet për bashkëpunim, pavarësisht se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte dhënë zotime publike se do të ndihmonte hetimet dhe do të bashkëpunonte edhe me Policinë e Kosovës.

Zyrtarët në Kosovë e shohin këtë qasje të Serbisë si mosrespektim të zotimeve ndërkombëtare dhe mungesë të seriozitetit për të zbardhur aktin që potencialisht mund të kishte shkaktuar pasoja të rënda për sigurinë.

Për sulmin e 29 nëntorit të 2024-s, në hetime është përfshirë edhe Byroja Kombëtare amerikane e Hetimeve, FBI. Deri më tani në paraburgim janë duke u mbajtur dy të dyshuar teksa krahas Dragisha e Jovan Viqentijeviqit, në Prokurori kanë thënë se ka edhe të dyshuar të tjerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT