E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeBE miraton paketën e 17-të të sanksioneve, në shënjestër rrjeti i naftës...

BE miraton paketën e 17-të të sanksioneve, në shënjestër rrjeti i naftës së Rusisë

Bashkimi Evropian ka miratuar të mërkurën një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, duke goditur flotën “hije” të naftës së Moskës, teksa ka paralajmëruar edhe ndëshkime të mëtejshme nëse nuk arrihet një armëpushim në Ukrainë.

Masat e reja kundër Kremlinit të 17-at me radhë që nga nisja e agresionit të plotë rus ndaj Ukrainës në vitin 2022 – ishin në përgatitje edhe para se liderët evropianë të jepnin ultimatumet e fundit ndaj Moskës në lidhje me përpjekjet për paqe të udhëhequra nga ShBA.

Sipas presidencës polake të bllokut, diplomatët e 27 vendeve anëtare të BE-së miratuan paketën në një takim të mbajtur në Bruksel.

Agjencia AFP, raporton se paketa pritet të miratohet zyrtarisht të martën dhe përfshin vendosjen në listën e zezë të 200 cisternave të naftës që përdoren për të shmangur kufizimet ndaj eksporteve ruse të naftës. Me kufizime do të përballen edhe  ndërmarrje nga vende si Vietnami, Serbia dhe Turqia, të akuzuara për ndihmë në furnizimin e ushtrisë ruse me mallra.

Është bërë e ditur se listës së sanksioneve do t’i shtohen edhe dhjetëra zyrtarë rusë.

Duke folur për paketën e re, zyrtarët kanë pranuar se raundi i fundit i sanksioneve është më i kufizuar në krahasim me paketat e mëparshme, pasi është bërë gjithnjë e më e vështirë për BE-në të arrijë konsensus mbi objektivat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT