Bashkimi Evropian ka paralajmëruar një kundërpërgjigje të fortë ndaj tarifave të reja që pritet të vendosë administrata e Presidentit amerikan ndaj shteteve evropiane, Donald Trump.
Komisioni Evropian reagoi pas deklaratës së Trumpit, i cili njoftoi se ShBA-ja do të vendosë një tarifë 25% për importet nga BE. âBE-ja nuk do të qëndrojë duarkryq. Ne do tâi mbrojmë bizneset, punonjësit dhe konsumatorët evropianë nga tarifat e pajustifikuaraâ, thuhet në reagimin e KE-së, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë një deklarate për mediat, Trump konfirmoi se tarifat do të përfshijnë makinat dhe mallrat tjera evropiane. âNë përgjithësi, tarifa do të jetë 25%â, tha ai, duke kujtuar edhe vendimin e mëparshëm për taksat mbi çelikun dhe aluminin e importuar nga BE-ja.
Presidenti amerikan akuzoi Bashkimin Evropian se ka dëmtuar ShBA-në me politikat e tij tregtare. âBE-ja u krijua për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara. Ata e kanë bërë një punë të mirë deri tani, por tani unë jam presidentâ, deklaroi Trump.
Vendimi i tij ka shkaktuar tensione mes ShBA-së dhe Evropës, duke rrezikuar marrëdhëniet ekonomike mes dy palëve. Sipas administratës amerikane, tarifat synojnë të barazojnë taksat që BE vendos mbi produktet amerikane. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>