E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/be-ja-konfirmon-se-autoritetet-1e-kosoves-ishin-ne-dijeni-per-testimet-ne-uren-e-ibrit/BE-ja konfirmon se autoritetet e Kosovës ishin në dijeni për testimet në...

https://klankosova.tv/be-ja-konfirmon-se-autoritetet-1e-kosoves-ishin-ne-dijeni-per-testimet-ne-uren-e-ibrit/BE-ja konfirmon se autoritetet e Kosovës ishin në dijeni për testimet në Urën e Ibrit – Klan Kosova

Bashkimi Evropian, ka konfirmuar se aktualisht është duke kryer një vlerësim rutinë strukturor të urës dhe një studim urbanistik të zonës përreth, duke pasur parasysh kohën e kaluar që nga përfundimi i rivitalizimit të Urës së Mitrovicës.

Në një përgjigje për Klankosova.tv. është konfirmuar gjithashtu se autoritetet e Kosovës janë informuar paraprakisht lidhur me këtë.

“Ky vlerësim nuk sinjalizon ndonjë ndryshim në status quo, por synon të sigurojë që çdo vendim në lidhje me të ardhmen e urës të bazohet në të dhëna teknike të rifreskuara, të sakta dhe objektive”, tha një zëdhënës i BE-së për Klankosova.tv.

Nga Brukseli konfirmojnë po ashtu se po koordinohet ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë në lidhje me të ardhmen e urës.

Ndër të tjera në përgjigje, i bëhet thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar, përfshirë ndërtimin e urave në afërsi, ndërsa kërkohet që të gjitha marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë që ka të bëjë me urën, të zbatohen plotësisht.

Derisa para disa ditësh, zëvendësministri në detyrë Hysen Durmishi, kishte thënë për Klankosova.tv se nuk janë informuar lidhur me këto testime.

Ministria e Infrastrukturës thotë se nuk u informua për testimin në Urën e Ibrit

Bas

The post BE-ja konfirmon se autoritetet e Kosovës ishin në dijeni për testimet në Urën e Ibrit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT