Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur se e kanë mbështetur projektin “Veprim kundër Diskriminimit për të Gjithë”.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se janë krenarë që e mbështesin këtë projekt, duke e cilësuar si një iniciativë që promovon barazinë dhe të drejtat e njeriut.
“Me mbështetje të BE-së, 60 studentë nga e gjithë Kosova janë bashkuar për të luftuar fjalën e urrejtjes dhe për të mbrojtur barazinë”.
“Duke përdorur kreativitetin dhe punën në grup, këta liderë të rinj po mësojnë si të përballen me diskriminimin”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>