BE-ja do të ndërtojë “mur prej dronëve” në kufirin lindor të kontinentit evropian

BE-ja do të ndërtojë "mur prej dronëve" në kufirin lindor të kontinentit evropian

Bashkimi Evropian ka pranuar të vazhdojë me planet për ndërtimin e një muri me dronë që do t’i mbrojë nga shkeljet ajrore ruse në krahun lindor të mbrojtjes.

Pas një takimi me ministrat nga kryesisht vendet anëtare të Evropës Qendrore dhe Lindore, plus Ukraina, komisioneri i BE-së për mbrojtjen, Andrius Kubilius, deklaroi se muri me dronë për mbrojtje nga shkeljet ajrore është “prioritet i menjëhershëm dhe element kyç i mbrojtjes së krahut lindor të bllokut”.


Çështja u bë aktuale pas një serie shkeljesh me dronë në Danimarkë, Poloni dhe Rumani, si dhe pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë, kur rusët hynë në hapësirën ajrore estoneze me avionë luftarakë që rrotulluan për disa minuta.

Kubilius tha se është e ngutshme të ketë një sistem efektiv zbulimi, duke përfshirë radarë dhe sensorë akustikë, si dhe kapacitete për kapjen dhe shkatërrimin e dronëve.

Ai pranoi mundësinë e një pabarazie mes kostove të mbrojtjes dhe vlerës së dronëve ruse, transmeton Telegrafi.

“Nëse përdorni raketa ajrore nga avioni juaj luftarak për të shkatërruar një dron, atëherë po përdorni një raketë që kushton 1 milion euro për të shkatërruar një dron që kushton 10 mijë”, tha ai.

Bashkimi Evropian ka pranuar të vazhdojë me planet për ndërtimin e një muri me dronë që do t’i mbrojë nga shkeljet ajrore ruse në krahun lindor të mbrojtjes.

– YouTube www.youtube.com

Pas një takimi me ministrat nga kryesisht vendet anëtare të Evropës Qendrore dhe Lindore, plus Ukraina, komisioneri i BE-së për mbrojtjen, Andrius Kubilius, deklaroi se muri me dronë për mbrojtje nga shkeljet ajrore është “prioritet i menjëhershëm dhe element kyç i mbrojtjes së krahut lindor të bllokut”.

Çështja u bë aktuale pas një serie shkeljesh me dronë në Danimarkë, Poloni dhe Rumani, si dhe pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë, kur rusët hynë në hapësirën ajrore estoneze me avionë luftarakë që rrotulluan për disa minuta.

Kubilius tha se është e ngutshme të ketë një sistem efektiv zbulimi, duke përfshirë radarë dhe sensorë akustikë, si dhe kapacitete për kapjen dhe shkatërrimin e dronëve.

Ai pranoi mundësinë e një pabarazie mes kostove të mbrojtjes dhe vlerës së dronëve ruse.

“Nëse përdorni raketa ajrore nga avioni juaj luftarak për të shkatërruar një dron, atëherë po përdorni një raketë që kushton 1 milion euro për të shkatërruar një dron që kushton 10 mijë”, tha ai.

Iniciativa vjen pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore që kanë vënë në alarm maksimal të gjithë kontinentin, raporton euronews.

Shkelja e parë ndodhi në Poloni dy javë më parë, kur 19 dronë rusë fluturuan mbi territorin kombëtar dhe shkaktuan një ndërhyrje urgjente për t’i rrëzuar. Më pas, në Rumani, u pa një dron rus dhe, në Estoni, tre aeroplanë luftarakë MiG-31 rusë.

Të hënën e kësaj jave, tre dronë të mëdhenj u vunë re në Aeroportin e Kopenhagës, duke shkaktuar një mbyllje totale të operacioneve për gati katër orë. Të mërkurën, aktiviteti i dronëve shkaktoi ndërprerje në aeroportin e Aalborgut. Më pas, mediat suedeze raportuan një shfaqje po aq misterioze në rajonin jugor të Karlskrona-s.

Deri tani, Danimarka nuk ka qenë në gjendje të identifikojë autorët. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen tha se nuk mund të “përjashtonte” përfshirjen ruse, por autoritetet nuk kanë gjetur ende prova që të tregojnë drejt Kremlinit.

Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, foli për një “sulm hibrid” që është pjesë e një “operacioni sistematik”, duke theksuar se dronët e parë në Aalborg ishin lëshuar në mënyrë lokale. /Telegrafi/