E premte, 31 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeBE-ja do të miratojë një “plan veprimi” për industrinë e automjeteveSinjali

BE-ja do të miratojë një “plan veprimi” për industrinë e automjeteveSinjali

Bashkimi Evropian u zotua të enjten për miratimin një “plani veprimi” për të ndihmuar sektorin e automjeteve të bllokut që përballet me vështirësi. Lajmi u dha ndërsa Brukseli zhvilloi bisedime me drejtuesit e industrisë që kanë ngritur këmbanat e alarmit mbi tarifat për mbrojtjen e mjedisit dhe konkurrencën nga Kina.

Bashkimi Evropian është nën trysni për të ndihmuar sektorin që ka mbi 13 milionë të punësuar dhe përbën rreth shtatë për qind të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto (PBB).

“Industria evropiane e automobilave është në një moment kyç dhe ne e pranojmë se po përballet me sfida. Kjo është arsyeja pse ne po veprojmë me shpejtësi për t’i trajtuar ato”, tha shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, duke premtuar një “plan veprimi” deri në fillim të marsit.

I ashtuquajturi “Dialogu Strategjik”, që kryesohet nga presidenti i Komisionit Evropian, mblodhi së bashku prodhuesit e makinave, furnizuesit, organizatat e shoqërisë civile dhe sindikatat.

Përfaqësuesit e 22 prodhuesve përfshirë firmat ‘Volkswagen’, ‘BMW’, ‘Mercedes’ dhe ‘Renault’, ishin të pranishëm, tha komisioni.

Takimi u mbajt ndërsa komisioni është zotuar të bëjë ndryshime që ndihmojnë bizneset, pasi firmat ankohen se vëmendja e përqëndruar e bllokut mbi mjedisin dhe etikën e biznesit ka krijuar rregulla të tepruara.

Të mërkurën, Brukseli zbuloi një plan për të rinovuar modelin ekonomik të bllokut, mes shqetësimeve se produktiviteti i ulët, çmimet e larta të energjisë, investimet e pakta dhe të metat e tjera po e lënë BE-në pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Industria e makinave është zhytur në krizë nga kostot e larta të prodhimit, një kalim me probleme në automjetet elektrike (EV) dhe rritja e konkurrencës nga Kina.

Njoftimet për shkurtime të mundshme të vendeve të punës janë shtuar. Firma ‘Volkswagen’ planifikon të mbyllë 35,000 vende pune në të gjitha qendrat e saj në Gjermani, deri në vitin 2030.

Tarifat mbi emetimet e gazeve

Prodhuesit e makinave kanë bërë thirrje për “fleksibilitet” mbi tarifat e larta të emetimeve të gazeve me të cilat mund të përballen në vitin 2025, tarifa që plani i ri i bllokut për zhvillim thotë se duhen të jenë të përfshira.

“Penalizimi i menjëhershëm i industrisë, financiarisht, nuk është një ide e mirë, sepse industria është në vështirësi dhe… duhet të ristrukturohet, gjë që do të kushtojë shumë para”, tha përpara takimit Patrick Koller, shef ekzekutiv i prodhuesit francez të pjesëve ‘Forvia’.

“Kur shikoni në të kaluarën, ne kemi industri të rënda të cilat u zhdukën plotësisht nga Evropa, për shkak të mungesës së konkurrencës.”

Për të luftuar ndryshimet mjedisore, BE-ja prezantoi një sërë objektivash për reduktimin e emetimit të gazeve ndotëse që duhet të çojnë në heqjen graduale nga tregu i makinave me karburant, deri në vitin 2035.

Rreth 16 për qind e gazit të dioksidit të karbonit (CO2) që shkakton ngrohjen e planetit, që lëshohet në atmosferë në Evropë, vjen nga makinat me karburant, thotë BE-ja.

Që nga ky vit, prodhuesit e makinave duhet të ulin mesataren e CO2-it të emetuar nga të gjitha automjetet e shitura rishtazi me 15 për qind nga nivelet e vitit 2021, ose të paguajnë një tarifë. Shkurtime edhe më të ashpra priten të miratohen më vonë, sipas organizatës ‘Transport & Mjedis’.

Ideja është që të nxiten firmat që të rrisin prodhimin e automjeteve elektrike, hibride dhe automjeteve të vogla që shesin në krahasim me, për shembull, makinat e mëdha (SUV) që harxhojnë shumë naftë.

Megjithatë, disa prodhues ankohen se kjo rezulton më e vështirë se sa pritej, pasi konsumatorët ende nuk janë mësuar me automjetet elektrike, të cilat kanë kosto më të larta fillestare dhe ende nuk ka një treg të fuqishëm të automjeteve të përdorura.

“Ne duam t’i përmbahemi objektivit… por fillimisht mund ta zbusim rrugën deri atje”, tha zonja von der Leyen të mërkurën.

Kritikët thonë se heqja e tarifave do të penalizonte në mënyrë të padrejtë prodhuesit që kanë investuar për të respektuar rregullat e reja.

Shitjet dhe tarifat

Shitjet e automjeteve elektrike shënuan rënie 1.3 përqind në Evropë vitin e kaluar, duke përbërë 13.6 përqind të të gjitha shitjeve, sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automobilave (ACEA).

Një zyrtar i lartë i BE-së tha se ofrimi i subvencioneve për bizneset për të blerë makina elektrike janë një nga mundësitë.

Blloku 27-vendesh mund të kërkojë gjithashtu të përmirësojë rrjetin e karikimit të makinave elektrike që nuk është i realizuar si duhet. BE-ja gjithashtu mund të modernizojë rrjetet për të lejuar karikim më të shpejtë, të ulë kostot e energjisë, të shkurtojë rregulloret dhe t’i bëjë konkurrencë Kinës në prodhimin e baterive, thonë analistët.

Ndërkohë, numri i makinave elektrike kineze është rritur në BE, duke arritur në 14 për qind të tregut në tremujorin e dytë të vitit 2024.

Brukseli ka vendosur tarifa shtesë ndaj importit të automjeteve elektrike të prodhuara në Kinë deri në 35.3 për qind pasi vlerësoi se mbështetja shtetërore që Pekini u jep prodhuesve kinez po dobësonte padrejtësisht prodhuesit evropianë të këtyre automjeteve.

Ky veprim u kundërshtua nga Gjermania dhe anëtarë të tjerë të BE-së dhe është objekt i një padie nga ‘BMW’, ‘Tesla’ dhe disa prodhues kinezë të automjeteve./VOA/

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://couphaithuph.net/act/files/tag.min.js?z=8547498