E mërkurë, 16 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeBE drejt paketës së 17-të të sanksioneve ndaj Rusisë: Të bëjmë presion...

BE drejt paketës së 17-të të sanksioneve ndaj Rusisë: Të bëjmë presion maksimalSinjali

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Luksemburg për të diskutuar mbi situatën në Ukrainë dhe për të koordinuar veprimet e ardhshme të bllokut kundër agresionit rus, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë takim ishte planifikuar të marrë pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ndërsa mbledhja është kryesuar nga shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Në deklarimet e saj, Kallas ka konfirmuar përgatitjet për një valë të re masash ndëshkuese. “Të gjithë ata që duan që vrasjet të ndalet duhet të bëjnë presionin maksimal”, është shprehur ajo, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit evropian përballë agresionit të vazhdueshëm të Moskës.

Shefja e diplomacisë evropiane bëri të ditur se “BE po punon për një paketë të 17-të sanksionesh kundër Rusisë,” duke theksuar vendosmërinë për të rritur trysninë mbi Kremlinin.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT