Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara mbeten ende larg një marrëveshjeje për çështjen e tarifave tregtare, ka deklaruar ministri francez i Ekonomisë, Eric Lombard, më 24 prill. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur blloku evropian po përpiqet të gjejë një zgjidhje për tensionet me Uashingtonin në fushën e tregtisë ndërkombëtare, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë një prononcimi për media, në kuadër të takimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington, Lombard u shpreh se ne nuk do ta fshehim faktin që ende ka shumë rrugë deri tek arritja e një marrëveshjeje.
Ndërkohë që Bashkimi Evropian përpiqet të shmangë përshkallëzimin e mosmarrëveshjeve tregtare, pezullimi i tarifave të vendosura nga SHBA ndaj mallrave evropiane pritet të përfundojë në fillim të korrikut. Këto tarifa, të vendosura fillimisht nga presidenti amerikan Donald Trump, përfshijnë 10 për qind për shumicën e partnerëve tregtarë dhe më të larta për çelikun, aluminin dhe sektorin e automobilave.
Pavarësisht kësaj, ministri francez theksoi se takimet me zyrtarët amerikanë ishin konstruktive.
“Bisedimet me zyrtarët amerikanë ishin të mira”.
Ai konfirmoi se gjatë qëndrimit në SHBA është takuar me figura kyçe të administratës amerikane, përfshirë Kevin Hasset nga Këshilli Kombëtar Ekonomik, sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick dhe sekretarin e Thesarit Scott Bessent.
“Homologët e mi kanë dëshirë që të lëvizet përpara sa më shpejt që të jetë e mundur,” shtoi Lombard, duke vënë në dukje se evropianët janë konsideruar si “miq dhe aleatë” nga pala amerikane në këto diskutime.
Megjithatë, ministri francez paralajmëroi se procesi nuk do të jetë i qetë: “Pres ulje dhe ngritje në negociatat e palëve”.
Tarifat fillestare të vendosura nga administrata Trump ndaj çelikut dhe aluminit të importuar nga BE shkaktuan reagime të ashpra, duke çuar në masa reciproke nga Brukseli me tarifa prej 20 për qind, që prekin një gamë të gjerë të mallrave amerikane.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);